Shënuan nga dy gola, Manaj dhe Uzuni në formacionet e javës në Turqi e Spanjë

Rey Manaj dhe Myrto Uzuni ishin dy nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy duelet e muajit tetor. Të dy sulmuesit kuqezi kishin shqetësime muskulore, por tashmë janë rikthyer në mënyrën më të mirë.

Manaj dhe Uzuni jo vetëm që zbritën nga minuta e parë këtë fundjavë, por të dy ishin protagonistë absolut duke realizuar “dopietë” golash për ekipet respektive.

Paraqitja e tij ka bërë që Manaj të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë të javës ku së bashku me Mauro Icardi formon dyshen e sulmit në javën e 9-të të Superligës turke.

Me “dopietë” u rikthye edhe Myrto Uzuni, duke udhëhequr ekipin e Granada. Paraqitja e shkëlqyer e Uzunin ka bërë që sulmuesi të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë në La Liga 2.

SHKARKO APP