Shtyrja e sfidës ndaj Bolognës lajm i keq për Milanin, në duelin e radhës humbet dy yje

Sot u vendos shtyrja e ndeshjes Bologna-Milan, sfidë e cila ishte parashikuar të luhej ditën e shtunë, në orën 18:00. Në Bolonja parashikohet një mot i keq gjatë orarit të ndeshjes dhe për këtë arsye, kryebashkiaku vendosi anulimin e takimit të Serisë A.

Ende nuk ka një datë për këtë takim, por te Milani do të shtohen problemet. Kuqezinjtë do të luanin ndaj Bologna-s pa dy titullarë, Reijnders dhe Theo Hernandez, për shkak të pezullimit të kartonëve.

Megjithatë, tani që ndeshja është shtyrë, dënimi do të jetë i vlefshëm për takimin e radhës. Milani do të përballet në mesjavë ndaj kryesuesve të Napolit dhe për këtë takim, trajneri Paulo Fonseca, duhet të bëjë pa dy titullarët. Reijners dhe Theo Hernandez, nuk mund të llogariten ndaj Napolit.

SHKARKO APP