Sivasspor konfirmon se Rey Manaj do të mungojë gjatë

Trajneri i Sivassporit, Bülent Uygun, dha një lajm shumë të keq për Kombëtaren Shqiptare. Sipas tij, mungesa e Rey Manajt do të jetë për një kohë të gjatë, çka do të thotë se sulmuesi kuqezi nuk do të mund të japë kontribut as për ndeshjet e muajit nëntor në Nationbs League.

“Rey Manaj nuk do të jetë në mesin tonë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit të tij. Është vërtet shqetësuese për ne që edhe Koita është dëmtuar dhe ka hyrë në një periudhë ku nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.

Ne do ta shfrytëzojmë sa më mirë pushimin për shkak të ndeshjeve të kombëtare dhe do të kompensojmë mangësitë tona në përputhje me rrethanat”, shpjegoi trajneri i Sivassporit.

Sipas të gjitha gjasave, Sylvinho duhet t’i bëjë llogaritë pas Manajn për ndeshjet e nëntorit. Gjithsesi, shpresohet që muajin e ardhshëm të jetë rikthyer Armando Broja, që ende nuk ka zbritur në fushë me Evertonin në këtë sezon.

 

SHKARKO APP