Sporti shqiptar në zi! Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Sporti shqiptar është në zi.

Ikona e futbollit lushnjar, Mimi Xhoxhi është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka ai i cili ka dhënë lajmin e trishtë për komunitetin futbolldashës në vend.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.

Xhoxhi është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” në vitin 1967, gjithashtu edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e tij, Lushnjë. Pikërisht nga qyteti i tij, ai u bë një nga figurat më të dashura dhe shquara të futbollit shqiptar.

Mimi Xhoxhi nuk e ka kaluar karrierën vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Sulmuesi i cili ishte pjesë e Traktorit të Lushnjes, kishte disa aftësi të jashtëzakonshme ku armë të fortë kishte shpejtësinë. Deri në momentet e fundit të jetës, Xhoxhi e dashuronte futbollin si ditën e parë.

SHKARKO APP