Sulmuesi i Leverkusen pëson aksident të tmerrshëm me makinë në Gjermani pak pasi shënoi

Sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe Nigerisë Victor Boniface sot ka shpërndarë video dhe foto të makinës së tij të shkatërruar pas një aksidenti. Imazhet tregojnë një makinë sportive të zezë e cila duket se është thuajse e shkatërruar.

Boniface shkroi në mediat sociale: “Zoti është më i madhi” dhe “Zoti thotë se koha ime nuk ka ardhur”.

Klubi i sulmuesit Leverkusen ende nuk ka komentuar publikisht mbi lajmin. Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua Leverkusenit sezonin e kaluar dhe luajti një rol kyç në fitimin e titullit kampion.

Dje pas golit të fitores të shënuar ndaj Frankfurtit, ai po udhëtonte me makinën e tij ku dhe pësoi aksidentin që i rrezikoi jetën. /R.Lika-Koha Jonë/

Victor Boniface shared a video of his smashed up car

Another angle showed just how bad the damage was

The star shared an update with his fans from hospital

SHKARKO APP