Talenti 17-vjeçar i Barcelonës: Stërvitem në mëngjes dhe më pas shkoj në shkollë

Është 17 vjeç dhe vlen 40 milionë euro. Ai është Pau Cubarsi, talenti i radhës në mbrojtjen e Barcelonës që këtë sezon me ”Hansi Flick” ka luajtur 14 ndeshje, 11 në La Liga dhe tre në Champions League.

Cubarsi ka qenë tre herë pjesë e Spanjës dhe ka fituar trofeun Olimpik. Përtej sportit, djaloshi i artë që ka kontratë me Barcelonën deri në 2027 nuk ka lënë pas mësimet, duke treguar se si e ndan jetën mes pasionit dhe studimeve.

”Unë po studioj në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë stërvitem në mëngjes pastaj shkoj në shkollë në mbrëmje. Mësuesit nga ‘Leon XIII’ vijnë në ‘La Masia’ dhe unë kam një leksion deri në orën 8 të mbrëmjes. Ndonjëherë është e vështirë të studiosh, por unë do të doja të studioja për një diplomë në marketing ose administratë biznesi, por fillimisht më duhet ta përfundoj shkollën e mesme pastaj do shohim”, ka thënë Cubarsi.

SHKARKO APP