Tifozët u futën deri në dhomat e zhveshjes, trajneri jep dorëheqjen

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandr Stanojeviç jep dorëheqjen pas derbit të humbur ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 4-0. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Stanojeviç dhe stafi i tij u goditën nga tribuna, me sende të forta. Asgjë nuk përfundoi këtu, pasi ultrasit e Partizanit të Beogradit, arritën të futen deri në dhomat e zhveshjes. Ata thyen xhamat me gur dhe si pasojë e kësaj, trajneri Stanojeviç, pësoi disa çarje në kokë dhe në qafë, duke u gjakosur. Një ditë pas ngjarjeve të ndodhura në Beograd, trajneri ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i Partizanit të Beogradit.

 

SHKARKO APP