Tirana ka mbetur pa stadium, kundër Laçit do të luajë në Korçë

Tirana do të sfidojë Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Bardheblutë e kryeqytetit, duan të kthehen te fitorja, të cilën e kanë arritur vetëm në një rast këtë sezon.

Te Tirana duhet të përballen edhe me një problem tjetër, siç është çështja e stadiumit. Me “Selman Stërmasi”-n jashtë funksionit për ndeshje dhe “Air Albania” që është mbyllur, kryeqytetasit janë të detyruar për të “shtegtuar” edhe për ndeshjet si pritës.

Është vendosur që sfida Tirana-Laçi, të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Stadiumi në qytetin juglindor ishte i vetmi i lirë, që mund të zgjidhej nga Tirana. Ndeshje me Laçin, do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00.

SHKARKO APP