Tottenham bën gati 15 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës

Aventura e Franck Kessie në Barcelonë mund të përfundojë që në janar. I ardhur verën e kaluar si një transferim i lirë nga Milani, mesfushori nga Bregu i Fildishtë kërkon më shumë hapësira për të treguar vlerat e tij.

Siç raportohet nga “Sport”, Kessie është një nga futbollistët që mund të sakrifikohet pë rtë arkëtuar të ardhura. Sipas gazetës katalanase, Tottenham i Antonio Contes ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për ish-lojtarin e Milanit.

SHKARKO APP