Tronditet futbolli grek/ Gjendet i vdekur në pishinë mbrojtësi i Kombëtares helene

Mbrojtësi George Baldock raportohet se është gjendur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Gylfada, pra afër Athinës.

Pas kryerjes së autopsisë, u mësua se Baldock kishte ndërruar jetë nga “mbytja në ujë”.  Në trupin e lojtarit nuk u gjetën shenja, çka do të thotë se nuk kishim të bënim me një vrasje.

Baldock ka luajtur edhe në Angli, ku ka qenë pjesë e Sheffield Unitedit. Së fundmi ai ka qenë pjesë e gjigantit grek Panathinakos. 31-vjeçari ka zhvilluar edhe 12 ndeshje për kombëtaren e Greqisë.

SHKARKO APP