Turneu i karatesë ”Zahir Pajaziti”, Jon Mehmeti fiton çmimin e dytë dhe jep një mesazh për adoleshentët

Klubi i karatesë ”Luftëtari” Prishtinë në bashkëpunim me Federatën e Karatesë e Kosovës, kanë organizuar Turneun Memorial ”Zahiri Pajaziti”. Ky aktivitet ka 12 vite që organizohet me mbi 300 pjesmarrës. Pjesë e fituesëve është edhe Jon Mehmeti, i cili ka marrë pjesë për herë të parë dhe që doli me një sukses të shkëlqyer, ku mori çmimin e dytë në Kategoria 8-vjeç + 34 kg, në garat ndërkombëtare. Një adoleshent që nuk rri në telefon ndoshta si bashkëmoshatarët, por që është i angazhuar në një sport, të cilit po i sheh edhe suksese që çmimi që mori. Ky është një mesazh që Joni i vogël jep në formën më të bukur, që një sport është një kulturë që të largon nga teknologjia, të ndihmon fizikisht dhe të shërben për të ardhmen.

SHKARKO APP