Uzuni: Ndihem mirë në Spanjë, jam pranë për t’u bërë legjendë te Granada
Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë. Futbollisti shqiptar është shumë pranë për të shkruar historinë me Granadën duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll. Në një intervistë për mediat hungareze, ai tregoi për formën e mirë që po kalon dhe objektivat e këtij sezoni.
“Ndihem shumë mirë në Granada. Qyteti, tifozët dhe skuadra janë të mrekullueshëm. Fatmirësisht, po shkon mirë, kam shënuar 40 gola deri tani, jam 4 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Jam afër që të përmendem në legjendat e klubit dhe kjo është e mrekullueshme për mua.
Hungaria? Sigurisht që më mungon. Kanë kaluar 3 vite që kur u largova, por gjatë kësaj kohe e kam ndjekur skuadrën sa kam pasur mundësi, kam parë dhe ndeshje. Më mungon stadium, tifozët dhe çdo gjë që e rrethon Ferencvarosh. Do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time. Kurrë nuk do t’i harrojë momentet kur tifozët këndonin me emrin tim pas ndeshjeve.”, u shpreh Uzuni.
Myrto Uzuni ishte pjesë e Ferencvaros nga vera e vitit 2020 deri në janarin e 2022, kur u bashkua me Granadan për 4 milionë euro. Kontrata e tij me Granadën përfundon në qershorin e vitit 2026.