Vllaznia mund Bylisin, Balaj sërish protagonist

Vllaznia ka marrë një fitore 2-0 përballë Bylisit në ndeshjen e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, të luajtur në “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë zhbllokuan sfidën në fillimin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 47-të me anë të Stojanoviç, i cili u tregua i saktë me një gjuajtje me kokë.

Ballshiotët kishin mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 64-ët, por Ruçi gaboi nga pika e bardhë. Balaj u jep qetësinë shkodranëve me golin e shënuar në minutën e 80-të për një fitore 2-0.

SHKARKO APP