Zbulohen formacionet e Derbit të Italisë, Asllani dhe Yldiz përfundojnë në stol

Mungojnë vetëm pak minut nga starti i Derbit të Italisë, ku do vendosen përballë Inter dhe Juventus. Do të jetë ndeshja numër 252 në ndeshjet zyrtare mes dy finaleve historike: sfida do t’i besohet gjyqtarit Marco Guida të seksionit Torre Annunziata.

Simone Inzaghi zgjedh Zielinskin në kabinën e regjisë, falë formës më pak se optimale të Asllanit. Dumfries fiton balotazhin me Darmian në të djathtë, ndërkohë që në sulm konfirmohet dyshja Thuram-Lautaro.

Thiago Motta çuditërisht heq dorë nga Yildiz dhe i beson Weah, ndërkohë që Fagioli dhe Conceicao do mbështesin Vlahovic. Mbrojtësi i djathtë Cambiaso, me Cabal në të majtë.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

JUVENTUS (4-2-3-1); Di Gregorio; Cambiaso, Kalulu, Danilo, Cabal; Locatelli, McKennie; Conceicao, Fagioli, Weah; Vlahovic.

SHKARKO APP