Zidane ka marrëveshje sekrete me Francën, zyrtarizimi para Kupës së Botës
Zinedine Zidane më në fund do të rikthehet në bankinë. Pas një viti e gjysmë pushimi, në fakt, ish-trajneri i Real Madridit do të kurorëzojë ëndrrën e tij për të udhëhequr Francën si trajner.
“Libertad Digital” raporton lajmin për një marrëveshje sekrete të arritur tashmë me Federatën Franceze të Futbollit (FFF) për të zëvendësuar Didier Deschamps, kontrata e të cilit skadon në fund të vitit 2022.
Pasi kishte refuzuar avancat e Paris Saint-Germain dhe shpeshherë iu afrua stolave të Juventus-it dhe Manchester United, ish-fantazisti i bardhezinjve dhe Real Madrid ka pritur thirrjen e ‘Gjelave’.
Sipas medias spanjolle, në stafin e kombëtares franceze ish-trajneri i Real Madrid do të marrë me vete edhe David Bettoni që ishte zëvendësi i tij në Madrid.