Home Sporti Strakosha rea...

Strakosha reagon për pankartën e tifozëve: U përpoqa të mbaja lotët, por nuk munda!

294
0

Thomas Strakosha mori një dedikim të veçantë dje nga tifozët e skuadrës së Lazios, të cilët shpalosën në pankartë në përkrahje të tij pas gabimit në Europa league. “Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Lazios. Strakosha shpërtheu në lot, teksa portieri shqiptar reagoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim. U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda.

E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen. Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”, u shpreh Strakosha. /Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit