Strakosha shkruan fjalët e lamtumirës nga Lazio:Do mbeteni gjithmonë në zemrën time!

Thomas Strakosha ka vendosur që të largohet nga Lazio pas 10 vitesh dhe të nis një aventurë të re. Portieri i kombëtares shqiptare nuk mund të mos i shkruajë ca radhë për këtë eksperiencë të gjatë në kryeqytetin italian.

“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”, shkroi Strakosha në Instagram.

SHKARKO APP