Home Sporti Strakosha “tr...

Strakosha “tradhton” Lazion ndaj Galatasaray-it me një gafë qesharake (VIDEO)

498
0

Thomas Strakosha rikthehet titullar te Lazio, por këtë herë është bërë protagonist me një gafë qesharake. Në takimin e parë të fazës së grupeve të Europa Leagues, ishin turqit që festuan, pasi në minutën e 67’, në tentativë për të larguar një top mbi traversën e portës, nuk llogariti mirë pozicionin dhe e dërgoi sferën në rrjetën e portës së tij.

Titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ndërsa në pjesën e dytë zbriti në fushë edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk ia doli të lërë gjurmë.

Nuk pati fitues në sfidën tjetër të këtij grupi, atë mes Lokomotivës së Moskës dhe Marseille. Under kaloi francezët në avantazh në fillim të pjesës së dytë, por vendasit rikthyen baraspeshën me Kerk, ndonëse me një lojtar më pak në fushë dhe morën një pikë me mjaft vlera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit