Home Sporti STUDIMI/ Mbro...

STUDIMI/ Mbrojtësit kanë 4 herë më shumë rrezik të kenë dëmtime të trurit pas lënies së futbollit

12
0

Mbrojtësit kanë më shumë gjasa të kenë demencë në jetën e tyre, se sa pozicionet e tjera në futboll, thuhet në një hulumtim të bërë së fundmi dhe të publikuar nga BBC. Në vitin 2019, një studim i profesorit Willie Stewart zbuloi se ish-futbollistët kishin rreth tre herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdisnin nga sëmundjet neuro-degjenerative të trurit sesa njerëzit e zakonshëm.

Por hulumtimi i tij i ri thotë se rreziku është më i lartë tek mbrojtësit, të cilët kanë pesë herë më shumë gjasa të çmenden se sa njerëzit e zakonshëm. Ata kanë trefish më shumë shanse se sulmuesit të preken nga çrregullime, ndërkohë që portierët nuk kanë ndonjë rrezik.

Futbollistët pas lënies së futbollit aktiv sipas studimit kanë katër herë më shumë shanse të kenë sëmundje të trurit, siç është demenca. Hulumtimi nga Universiteti i Glasgow, i cili u financua nga Shoqata e Futbollit dhe sindikata e lojtarëve, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, gjithashtu zbuloi se rreziku rritej duke marrë në konsiderohet edhe gjatësinë e karrierën së lojtarit.

Profesori Willie Stewart

Pavarësisht ndryshimeve në teknologjinë e futbollit dhe menaxhimin e dëmtimeve të kokës në vitet e fundit, nuk kishte dëshmi se rreziku i sëmundjeve neuro-degjenerative ndryshoi për futbollistët në këtë studim, karriera e të cilëve shtrihej nga rreth 1930 deri në fund të viteve 1990. Autori i studimit dhe neuropatologu konsulent Dr Stewart tha se ishte koha që futbolli të eliminonte rrezikun në kokë, pasi sipas tij ekzistojnë edhe dëmtime afatshkurtra të funksionimit të trurit.

“Unë ende nuk kam parë ndonjë dëshmi se goditja me kokë të bën mirë. Futbolli është një sport i shkëlqyer, ka më pak kancer dhe probleme kardiovaskulare për lojtarët, por ka nivele të tmerrshme të demencës dhe nuk shoh asnjë përfitim nga kjo gjë”, tha Stewart.

Duke parë këtë studim në Angli kanë filluar që merren edhe hapa konkretë. Nga sezoni i ardhshëm lojtarët profesionistë do të kufizohen në 10 goditje me kokë “me forcë më të lartë” në stërvitje nga pasimet e gjata, goditjet e këndit, apo goditjet e lira, ndërkohë që te futbollistët amatorë do kufizohet me 10 goditje me kokë në javë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit