Suedezë, ukrainas dhe gjermanë, UEFA zgjedh gjyqtarët e Shqipëri-Spanjë

Shqipëria do të luajë të hënën ndaj Spanjës ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, që pritet të pushtohet nga tifozët kuqezi. Duel që fillon prej orës 21:00.

Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Euro 2024 do të gjykohet nga arbitri suedez Glenn Nyberg. Edhe asistentët e 35-vjeçarit do të jenë po suedezë: Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje historike për kombëtaren shqiptare, është emëruar ukrainasi Mykola Balakin.

Top Channel

SHKARKO APP