Suedia zhbllokon sfidën me Sllovakinë, Forsberg nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)
Sporti E Premte, 18 Qershor 2021 16:35
Suedia ka arritur që të zhbllokojë duelin ndaj Sllovakisë. Në minutën e 77-të, suedezët fituan një penallti pas një faulli të portierit Dubravka. Nga pika e bardhë shkoi sulmuesi Forsberg, i cili goditi mjaft mirë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.