Home Sporti Sukses për Sh...

Sukses për Shqipërinë, Çullhai del i treti në kampionatin ndërkombëtar të xhudos ”British Open”

35
0

Një sukses të madh ka arritur xhudisti Indrit Çullhai, me vendin e tretë në kampionatin ndërkombëtar të xhudos “British Open” që u zhvillua në Londër. Pjesëmarrës në aktivitet ishin 450 sportistë, teksa sportisti shqiptar, i cili garon në peshën 73 kg arriti të dalë i treti.

Vetë sportisti Çullhai ka postuar në rrjetin e tij social e dhe ndeshjet e fituara. Medalja u dorëzua nga medalisti olimpik, japonezi Ebinuma Masashi. Ai ka falënderuar dhe ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alastair King-Smith për mbështetjen ndaj Ekipit Kombëtar të Xhudos.

“Na bëre të mundur që të kemi bashkëpunime me sportistët anglezë e të shkëmbejmë eksperienca me njëri-tjetrin për të pasur rritje e zhvillim sporti i xhudos në Shqipëri”, shkruan Çullhai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit