Sulm me armë në një kishë në SHBA, raportohet për viktima. Vihet në pranga autori

Një ditë pas masakrës së Nju Jorkut një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se një person, qëlloi me armë zjarri drejt dhjetërave njerëzve në një kishë në Kaliforni.

Deri më tani, nuk dihet se sa është numri i viktimave raportojnë autoritet. Policia ndërkohë ka mundur të arrestojë autorin dhe të konfiskojë armën e krimit.

Ndërkohë Autoriteti i Zjarrfikësve të Qarkut Orange tha se ishte në vendngjarje duke trajtuar viktimat dhe duke dërguar pacientë të shumtë në spitale.
Agjentët e FBI-së po përgjigjen për të ndihmuar policinë e Orange County në skenën e të shtënave, thanë zyrtarët.

SHKARKO APP