Sulmohen me armë 3 futbollistët e Marsejës që ishin në makinë

3 futbollistë të Marsejës kanë rënë pre e një tentative grabitjeje, teksa ishin duke u kthyer me makinat personale nga ndeshja në transfertë, e luajtur përballë Le Havre.

Në skenën e denjë për filmat e Hollywood, mbi makinat e kamerunasve Faris Moumbagna dhe Jean Onana, së bashku me të riun nga Bregu i Fildishtë, Bamo Meïte, janë zbrazuar edhe armët prej grabitësve.

Europa 1 raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në një nga rrugët që të çon drejt qendrës stërvitore Commanderie, në lagjen numër 12-të të Marsejës.

Futbollistët ishin pjesë e një autokolone me tri makina, mes tyre një Range Rover, por edhe një Toyota Yaris, e cila u ndalua nga grabitësit pak çaste pasi doli nga qendra stërvitore.

Gjatë tentativës për të shmangur pritën nga grupi i grabitësve, sipas mediave franceze, është qëlluar disa herë në drejtim të futbollistëve.

 

SHKARKO APP