Superiorja luhet në mesjavë, me pesë ndeshje që janë ndarë në dy ditë

Këtë herë, java e 18-të e Abissnet Superiore do të luhet në mesjavë, me pesë ndeshje që janë ndarë në dy ditë.

Bylis pret Vllazninë, në një ndeshje ku shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të synuar vendin e parë. Në të njëjtin orar do të luhet sfida mes Laçin dhe Kastriotit.

Të enjten, në 13:00, Kukësi luan me Egnatian në transfertë, një sfidë ku verilindorët janë të dënuar për fitore, për t’iu larguar fundit. Në 16:00, Partizani pret Teutën, ndërsa 3 orë më vonë, luhet supersfida mes Erzenit dhe Tiranës.

E MËRKURË 25.01.2023

13:00 Bylis-Vllaznia
13:00 Laçi-Kastrioti

E ENJTE 26.01.2023

13:00 Egnatia-Kukësi
16:00 Partizani-Teuta
19:00 Erzeni-Tirana

SHKARKO APP