Sylvinho mbyll pushimet, gati të nisë përgatitjet për Europian

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho, ka mbyllur pushimet dhe tashmë do të nisë nga puna për Europianin e Gjermanisë.

Strategu brazilian është nisur për në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vajza e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Taty Mendes ka ndarë disa foto të takimit mes prindërve, pasi ajo është nisur drejt Madridit dhe Sylvinho në vendin tonë, ndërsa nëna do të qëndrojë në Lisbonë.

SHKARKO APP