Sylvinho merr pasaportë shqiptare, bëhet qytetar i Lushnjes

Trajneri brazilian i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho Mendes ka marrë pasaportë shqiptare. Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje.

Trajnerido të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Dhe dy ndihmësit e Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva morën pasaportë shqiptare dhe do të jenë me vendbanim në Lushnje.

Në fund të vitit 2013, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho. Ndërkohë që sot tekniku i kombëtares shqiptare ka udhëtuar drejt Lushnjes për të kryer procedurat zyrtar dhe regjistrimin e tij si banor i Lushnjes.

Në këto kushte, Shqipëria do të paraqitet në Kampionatin Europian në Gjermani me një trajner shqiptar.

SHKARKO APP