Aksionet e SPAK-ut, Baçi: Të hetojë urdhëruesit e lartë të ministrisë

Javët e fundit SPAK ka lëshuar prangat për kryetar bashkie dhe funksionarët e thjeshtë, por publicisti Agim Baçi thotë se me aksionet shpreson që të vendoset një standard i ri i drejtësisë në vend. Për të arrestimet e SPAK-ut kanë lidhje me akuzat që ka bërë opozita dhe media.

”Me aksionet e fundit të SPAK shpresojmë që të vendoset një standard i ri i drejtësisë në vend. Arrestimet e SPAK-ut kanë lidhje me akuzat që ka bërë opozita dhe media, por mungesa e organeve të drejtësisë e ka nxjerrë opozitën dhe medien si diçka që nuk ka personalitet, por vetëm fjalë.

Sot bëhet si një aksion spektakolar, janë dhënë më herët dhe nuk ka pasur reagim më parë. Ajo që na çon drejt zyrtarëve të lartë janë të penduarit, sepse nuk mund të jetë thjeshtë një grup prokurorim që ka firmosur për 24 milionë dollarë.

Funksionarët e thjeshtë të mos pretendojë se do të mbrohen nga titullari nëse akuzohen. Sipas raportit të fundit të OSBE/ODHIR thuhet se partia dhe shteti janë një, dhe jnë gjë e tillë do të jetë e vështirë për gradën ku e ka çuar kjo politikë raportin mes të punësuarve dhe politike, duke i bërë njësh, është shumë e vështirë që nëpunësi të marrë rolin që i takon, por varet nga dëshirat e titullarëve.

Sigurisht që ka pasur njerëz që nuk kanë firmosur për tendera, por le të shpresojmë që të zbardhen akuzat që lidhen me tenderat. Mjafton që të shihen vetëm të dhënat e Open Data për të kuptuar tenderat me probleme”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP