Anderlecht shumë i fortë për Laçin, fiton me lehtësi në Elbasan (VIDEO)

Nuk ka asnjë surprizë në “Elbasan Arena”. Laçi dorëzohet që në duelin e parë ndaj Anderlecht, duke u mundur në shifrat 0-3. Skuadra belge kishte shumë kualitet duke dominuar ndeshjen.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të, pas një goditje të saktë të Delcroix, i cili e preu topin me gju duke mposhtur portierin Sherri. Më pas në të 42-ën, është ish-mbrojtësi i Lazios, Hoedt, i cili shënoi me një goditje me kokë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, do të ishte Rafaelov, që do të realizonte një super gol me një goditje në hyrje të zonës. Anderlecht në këtë mënyrë pritet ta ketë një formalitet sfidën e kthimit në Conference League. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP