Bierhoff mbron Low: Do të jetë ai trajneri i Gjermanisë në Euro 2020!

Humbja turpëruese që Gjermania pësoi në ndeshjen e fundit të Nations League ndaj Spanjës me shifrat e thella 6-0 ka vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit Joachim Low, i cili në mediat gjermane po përflitet se mund të shkarkohet përpara fillimit të Euro 2020.

Menaxheri i kombëtares gjermane, Olivier Bierhoff,  i cili në një intervistë i ka dalë në mbrojtje Loë duke theksuar se ai do të qëndrojë te Gjermania, pavarësisht dëshirës së tifozëve për të parë në stolin e kombëtares së “Pancerave” Hansi Flick.

“Absolutisht që Low do të jetë trajneri i Gjermanisë në ‘EURO 2020’. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne besojmë te Joachim dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Kur bëhet fjalë për trajnerin e ekipit kombëtar, ju duhet të mendoni dhe të analizoni nga turneu në turne. Duam të arrijmë maksimumin në Europianin e vitit të ardhshëm.

Duhet të hedhim pas krahëve këtë humbje dhe do të duhet pak kohë. Gjithçka shkoi keq. E humbnim topin lehtë dhe ekipi u shpërbë. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje për të nxjerrë mësime të mira”, u shpreh për ARD.

SHKARKO APP