Bledi Shkëmbi “fshin” statistikat: Momenti i fitores në Durrës!

Kapiteni i kampionëve të fuqi të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, për arsye s’kualifikimi e pa nga tribuna bashkë me tifozët  sfidën e fundit ndaj Kukësit, ndeshje që përfundoi në barazim 1-1.  Rikthimi në formacionin korçar i Bledi Shkëmbit, pas mungesës me Kukësin, për arsye pezullimi, është një lajm i madh për trajnerin Mirel Josa, që do të ta ketë të plotë ekipin në transfertë me “djemtë e detit”. – “Ju siguroj që është më e vështirë në tribunë, sesa në fushën e blertë. Unë si të gjithë tifozët jam i kënaqur me lojën e skuadrës, por po na bëhet zakon të ndëshkohemi nga gjyqtari, që na këtë sfidë na hoqi dy pikë,” – theksoi Shkëmbi mbi ndeshjet e fundit ndaj Kukësit, ku Skënderbeu pretendoi se dhënia e një 11-metërshi në fund penalizoi ekipin e tij për t’u ngjitur në krye të klasifikimit. Statistikat e viteve të fundit flasin ndjeshëm në favor të Teutës, para kësaj përballje, por Shkëmbi shprehet se pozitat e të dyja skuadrave kanë ndryshuar këtë vit. – “Është e vërtetë që Teuta na ka hapur probleme në sezonet e fundit, por unë nuk bazohem te statistikat, sepse ato kanë ndryshuar. Ne do të shkojmë në këtë ndeshje vetëm për të marrë tri pikë dhe jemi të bindur që do t’ia dalim.”  Kampionati ka hyrë në një fazë, kur skuadrat tentojnë të krijojnë aleanca për të objektivin titull. Teuta-Skënderbeu, sipas tij do të jetë një sfidë mjaft e fortë, sepse vendasit kanë objektivat e tyre. – “Teuta është një ekip për t’u respektuar dhe gjithmonë ka luajtur futboll për interesat e veta. Edhe në këtë sfidë pres që Teuta të japë maksimumin për objektivat e saj.”  Në takimin e fazës së parë të këtij sezoni, që u zhvillua në “Niko Dovana”, Teuta triumfoi 2-0, ndërsa në fazën e dytë në Korçë Skënderbeu fitoi me rezultatin 3-2. Një fitore e mundshme e Skënderbeut dhe humbja e Kukësit në Fier, ngjit katër kampionët e vendit në katër sezonet e fundit në krye të klasifikimit. 

SHKARKO APP