Ndërruan kartën e Bitrit me të Tavos? Braimllari: Intrigë e Rilindjes

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend shqyrtoi dhe më pas rrëzoi kërkesën e PD-LSI për të anuluar votimin për Teatrin gjatë seancës së kaluar.

Sipas Sekretariatit duke iu referuar pamjeve, karta e votimit e deputetit Robert Bitri është zëvendësuar me kartën e Vangjel Tavos nga dy deputetët e LSI Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti kur ai nuk ishte i pranishëm në seancë, por votimi është i vlefshëm.

Deputeti i LSI Endrit Braimallari thotë se procedurat e votimit janë përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit. Sipas deputetit të LSI, Robert Bitri e mban kartën e votimit në portofol dhe veprimet janë intriga të Rilindjes.

“Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet”- tha Endrit Braimllari për “BalkanWeb”.

SHKARKO APP