Bukuroshja ruse mori vëmendjen në ndeshjen Rusi-Finlandë, komentatori i këndon live tifozes (VIDEO)

Gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në “Euro 2020” ka ndodhur diçka interesante gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifoze ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë pa i thurur disa vargje.

Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai ka nisur që t’i thotë fjalë të ëmbla bukuroshes.

“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale.Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet që komentatori tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.

SHKARKO APP