Buxheti për Rininë dhe Fëmijët, Rama: Qendra informatike në të gjitha bashkitë

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2022 për Rininë dhe Fëmijët. Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër. Po ashtu theksoi se synimi është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.

”Për herë të parë kemi adresuar në mënyrë të veçantë, nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave. E kemi vënë re në të gjithë takimet që laboratorët që ne kemi nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna vijon të bëhet në tori dhe jo me instrumente ashti si për laboratorët e informatikës janë larg në gjendje për të plotësuar nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës”.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha kanë alokuar një fond të veçantë për transportin e nxënësve në zonat rurale.

”Nga janari në bashkëpunim me Ministrinë e Arsmit kemi planifikuar një fond për koston e transportit për ata që e kanë larg shkollën. Jemi duke punuar për të pasuruar bibliotekat. Rikonstruktimi i shkollave dhe palestrave është në listën tonë. Programi i arteve dhe zejeve duke kaluar në mjedis dhe inovacion, me mbështetjen e UNICEF jemi duke punuar çdo ditë”.

SHKARKO APP