Commiso favorizon Interin, zikaltrit ofrojnë 4 futbollistë për Chiesa-n

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso deklaroi se do të pranojë largimin e Chiesa-s nëse ky i fundit e kërkon dhe sigurisht, nëse oferta do të jetë rreth 60 milionë euro, aq sa e vlerësojnë talentin Italian në Firence.

Manjati italo-amerikan ka refuzuar tentativën e parë të Juventusit prej 50 milionë eurosh dhe i ka bërë të qartë familjes Chiesa se nuk dëshiron të negociojë me bardhezinjtë, duke favorizuar hapur Interin për blerjen e futbollistit.

Interi nuk ka ndërmend të paguajë 60 milionë euro kesh, ndaj po studion mundësinë që të paguajë vetëm 25-30 milionë euro dhe pjesën tjetër ta kompensojë me kartonët e futbollistëve të tjerë, duke u dhënë drejtuesve vjollcë një listë me emrat si Dalbert, Gagliardini, Nainggolan dhe Pinamonti.

Nëse transferimi do të mbyllet me sukses, atëherë Chiesa pritet të luajë në një mënyrë të re me Conte-n, disi më larg sulmit, në krahun e djathtë të mesfushës.

SHKARKO APP