Damian Gjiknuri: Viti 2030 do jetë viti që Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se viti 2030 duhet që të jetë një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Europës. I pranishëm në Konferencën me temë ”Forumi Ballkani Perëndimor 2030”, Gjiknuri nënvizoi edhe se ky moment duhet të shfrytëzohet për të marrë vendime të rëndësishme dhe jo për të harruar mësimet e së shkuarës.

 

Fjala Damian Gjiknurit në Konferencën “Forumi Ballkani Perëndimor 2030”,
organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”:
Zonja dhe zotërinj,
Është kënaqësi e madhe për mua të jem sot këtu,
Dua të falenderoj Friedrich-Ebert-Stiftung që mundësoi këtë takim,
Sigurisht që ky takim konicidon me një ngjarje shumë të rëndësishme për partinë tonë, është një ngjarje që zhvillohet paralel me Kongresin tonë. Është një mundësi e mirë për të diskutuar politikat tona në rajon dhe disa nga çështjet që do të diskutojmë sot do të jenë edhe çështje të aktiviteteve të tjera që do të zhvillohen nën të ardhmen sa i përket të ardhmes së rajonit, çështjeve të realitetit e të tjerave që kanë lidhje me to.
Ky është gjithashtu një moment pak i çuditshëm do të thosha, një moment që shpesh shfrytëzohet për gjëra të mëdha, por në realitet po jetojmë kohë të vështira. Po dëshmojmë gjëra që ndoshta i kishin harruar edhe njerëzit mësohen me idenë që nuk ka luftë në Evropë.
Në rajon e mbajnë mend, nuk ka as 20 vjet kur Ballkani ishte plot me luftëra. Ajo çka po ndodh sot në Ukrainë, sidomos mizoritë në Ukrainë na kujtojnë që gjërat që ndoshta ne harrojmë, që ndoshta do të vazhdojnë të na ndjekin nga pas, ajo çka po ndodh sot, na kujton se sa e rëndësishme është stabiliteti i rajonit dhe e ardhmja e rajonit.
Atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi duke pasur parasysh krizën ku po jetojmë që si vëllazëri, që të gjithë bashkë në këtë rajon, kemi ‘think tanke’ nga rajoni me të cilët ndajmë ide për të adhmen e këtij rajoni. E ardhmja e këtij rajoni është në Europë, atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bindur politikbërësit e Europës.
Nëse i lini gjërat të pazgjidhura, nëse i lini gjërat për të ardhmen, atëherë e shkuara do të na ndjekë nga pas. Besoj se është moment i duhur që çdo politikan të kuptojë që stabiliteti i Europës për të ardhmen ka të bëjë me përfshirjen e Ballkanit si një prioritet kyç. Jo nga ajo që ç’ka po ndodh atje, patjetër ndodh këtu, por nëse i le gjërat pa i zgjidhur, gjërat mund të zhvillohen në mënyrë që askush nuk do ta dëshironte.
Prandaj mendoj se ky është një mësim i madh. Ne duhet të veprojmë tani, nuk duhet të presim më shumë dhe besoj se kjo do të ishte thirrja dhe dëshira e të gjithë pjesëmarrësve në këtë sallë. Mund të ketë ndoshta ndonjë që është kundër, por nuk besoj se kemi këtu që do të kishte kundër.
Gjithsesi kjo është çështja pse jemi vonë me disa vendime të rëndësishme nga disa kryeqytete Europiane. Le të fillojnë negociatat dhe le t’i japim perspektivën e duhur Ballkanit Perëndimor. 2030 besoj është thjesht një shifër, një numër, por besoj duhet të jetë dhe një target që Ballkani Perëndimor te jetë pjesë e Europës.
Kjo është shpresa jonë dhe besoj se edhe kjo konferencë do të kërkonte këtë gjë.
Ju uroj të gjithëve suksese dhe faleminderit Stine Capler që mundësuat këtë organizim.

SHKARKO APP