Dinamo City fiton derbin ndaj Partizanit, Vllaznia mund Teutën

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, pasi shënoi Mba në minutën e 10-të. Pjesa e dytë, ishte një tjetër histori, pasi foli e gjitha për Dinamon. Kaçorri barazoi shifrat në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 87-të, Lorenco Vila, shënoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e tij.

Sulmuesi festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me kartonin  dytë të verdhë, duke lënë Dinamon më 10 lojtarë. Megjithatë rezultati nuk ndryshoi dhe në fund festoi Dinamo. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e pestë, ndërsa Partizani renditet i dyti me 37 pikë.

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1 mes vuajtjesh. Gruda zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të, me golin që vendosi pjesën e parë.

E dyta ishte spektakolare, me Teutën që barazoi fillimisht në minutën e 72-të, me Arifin. Në minutën e 83-të, ishte Çoba, i cili i dha avantazhin shkodranëve. Fitore e rëndësishme për Vllazninë, që mban vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë.

SHKARKO APP