Ditë e shënuar, Keidi Bare pritet të luajë sonte me Atletiko Madrid

Sot mund të jetë një mundësi e artë për futbollstin shqiptar, Keidi Bare, për të koleksionuar një tjetër ndeshje me Atletiko Madridin në Premier Ligën spanjolle. Ai është thirrur nga trajneri Diego Simeone për të qenë i gatshëm në takimin kundër Deportivo La Coruna, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në orën 20:45.

Kjo në fakt erdhi sipas e dëmtimeve të shumta që kanë goditur Atletikon në këtë fazë të sezonit. Simone është detyruar të thërrasë 5 lojtarë të akademisë, mes tyre edhe Bare.

Grizman do të mungojë për shkak kartonësh, Vitolo gjithashtu u ndëshkua me të kuq, por edhe Felipe Luiz vuan një dëmtim. Këto janë mungesa të sigurta, ndërkohë që Juanfran, portieri Oblak dhe Vrsaljko janë në dyshim për të luajtur dhe nuk duket se do të rrezikohen.

SHKARKO APP