Erzeni befason Tiranën në Elbasan, vendos goli i Kahrimanovic (VIDEO)

Erzeni i shkakton një humbje surprizë Tiranës, duke e mundur 1-0 në Elbasan Arena. Shijakasit shfrytëzuan më së miri një penallti të ekzekutuar nga Kahrimanovic në minutën e 16-të të pjesës së parë, një gol të cilën ditën ta menaxhonin deri në fund.

Xhixha do të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë, por arbitri do ta anulonte me VAR për pozicion të parregullt. Goli anulohet me Tiranën që më pas vuan të krijojë raste dhe në fund të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk ia dalin të shmangin disfatën.

Pas kësaj humbje, Tirana zbret në vendin e tretë të renditjes me 15 pikë, katër pikë larg kryesuesve të Partizanit. Erzeni mban vendin e dytë, po me 15 pikë pas nëntë javëve të para.

SHKARKO APP