Fizioterapisti i shpëton jetën një futbollisti të Vllaznisë

Futbolli është një lojë argëtuese, por nuk janë të pakta rastet tragjike. Një i tillë mund të kishte ndodhur edhe sot në Kamëz por falë ndërhyrjes së shpejtë të fizioterapistit të Vllaznisë Alban Smajli, gjithçka është normalizuar. Ka ndodhur përpara fillimit të ndeshjes së kupës mes Vllaznisë dhe Partizanit. Pikërisht gjatë nxemjes, një nga futbollistët shkodranë, Gerald Mehja është rrëzuar në mënyrë të papritur në tokë.

Ai ka humbur jo vetëm ndjenjat por i ka ikur edhe gjuha dhe kjo ka krijuar një situatë kaosi tek shokët e ekipit, stafi teknik dhe gjithë të pranishmit. Por, falë ndërhyrjes së shpejtë të fizioterapistit Smajli, ai ka arritur ta normalizojë brenda pak minutash gjendjen e lojtarit.

Më pas, ai është dërguar në një nga spitalet e Tiranës për një kontroll të përgjithshëm dhe gjithçka ka qenë në rregull. Alban Smajli ka bërë një mrekulli.

SHKARKO APP