Granit Xhaka: Arsenali tregoi pak respekt, vetëm Arteta donte që të qëndroja

Granit Xhaka ka pohuar se Arsenali nuk e ka respektuar dhe se donte ta hiqte qafe  përpara largimit të tij nga klubi. Mesfushori u largua nga Emirates te Leverkusen në një marrëveshje prej 21.5 milionë sterlina në verë pas një periudhe 7-vjeçare në Londër.

“Arsenali tregoi pak respekt edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi: Arteta. Kur e takova për herë të parë, çantat e mia ishin të mbushura tashmë dhe isha gati të merrja avionin. Me zemër dhe shpirt, tashmë isha larguar nga klubi.

Unë i thashë: ‘Zgjidhja është që unë të iki’. Mikel më tha se donte që unë të qëndroja. Por nuk isha i sigurt. Mbaj mend që fola me babanë tim në atë kohë. Ai më tha, ‘Ikim’. Për herë të parë, ai më tha të ikja. Ai tha se nuk kishte të ardhme për mua tek Arsenal.

Nuk mund ta imagjinoja veten duke luajtur përsëri për Arsenalin. I thashë Artetës, ‘Unë thjesht dua të jem diku ku tifozët të mos më shajnë. Ai ishte shumë bindës. Për herë të parë në jetën time, mora një vendim pa folur më parë me familjen time. U ngrita dhe thashë, “OK, do të qëndroj”.

Ne u përqafuam dhe që nga ajo ditë u ktheva në stërvitje dhe më dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur”, deklaroi mesfushori me origjinë shqiptar për “The Atletic”.

Xhaka iu bashkua skuadrës gjermane Bayer Leverkusen në verë ku po bën paraqitje fantastike duke udhëhequr Bundesliga-n.

 

SHKARKO APP