Kamp azilantësh në Shqipëri? Ambasadori shqiptar në Londër: Lajm i rremë

Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar për të disatën herë nga mediat britanike, në lidhje me ngritjen e një kampi azilantësh në vendin tonë. Qirko theksion se lajmi është i rremë dhe se nuk ka bisedime dypalësh mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

”Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar. Në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh.

Ka 4000 persona nga Afganistani, ish-politikanë, ish-profesorë, të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan.

Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez”.

SHKARKO APP