Korfuzi kërkon që të marrë ujin e Syrit të Kaltër? Kumbaro: Nuk ekziston një marrëveshje e tillë

Korfuzi kërkon që të marrë ujin e Syrit të Kaltër. Lajmi është publikuar në portalin grek “ERT NEWS”, dhe flet për një marrëveshje me vendin tonë për transferimin e burimit të Syrit të kaltër drejt Greqisë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e ftuar në ”Open”, thotë se një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

Kikia: Për çfarë po e përdorim Syrin e Kaltër. Uji i Syrit të Kaltër të rrjedh në këmbët e Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë. Syri i Kaltër ka lindur para nesh dhe nuk e kemi përdorur për asgjë të dobishme.

Kumbaro: Është pjesë e bashkisë së Finiqit.

Kikia: I kalon tek këmbët Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë.

Kumbaro: Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Unë them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata.

Pyetje: Përse u rikthye në vëmendje një projekt si ky?

Kumbaro: Në media u raportua një informacion i pambështetur nga pala shqiptare. Unë detyrim kam për projektet që ndërton qeveria shqiptare.

SHKARKO APP