SHBA dhuron për ushtrinë shqiptare dy helikopterë ‘Black Hawk’

SHBA mbetet aleati strategjik për Shqipërinë.

Kanë mbërritur sot në vendin tonë 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’.

Ministri Peleshi në një reagim në rrjetet sociale e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura, teksa shpreh mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, shprehet Peleshi.

Reagon edhe ambasada amerikane në Tiranë:

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.​

SHKARKO APP