Ministria e Mbrojtjes: 200 trupa për zjarrin në Shëngjin

Efektivët e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim dhe me bashkinë e Lezhës ia kanë dalë që për dy ditë dhe netë të mbajnë nën kontroll situatën e zjarrit në kuroren e gjelber ne Shëngjin.

Duke evituar përhapjen e mëtejshme dhe shuarjen e zjarrit në kurorën e gjelbër të qytetit bregdetar, Mnistria e Mbrojtjes bën me dije se 200 efektivët e FA nuk kanë lejuar që të rrezikohet asnjë banesë.

Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit.

Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. 

Aktualisht jane 200 efektivë nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

SHKARKO APP