Moggi analizon merkaton e Juves: Ky shkëmbim do të ishte i çmendur!

Ish-drejtuesi i Juventus, Luciano Moggi, ka komentuar situatën që po kalon Juventusi dhe planet e merkatos në një intervistë të dhënë për Radio Bianconera. “Besoj se Juventus i ka në skuadër lojtarët më të mirë që luajnë në Itali: kur merr Chiesa, Kulusevski, Rovella. Me përjashtim të Barella-s, Juventus ka marrë të gjithë më të mirët në qarkullim.

Shkëmbimi Dybala Icardi? Do të ishte një çmenduri. Unë besoj se vitin e kaluar argjentinasi ishte Ronaldo i bardhezinjve. Nuk do të hiqja dorë nga Dybala, sepse kësaj skuadre i mungon shkëlqimi.

E ardhmja e CR7? Ronaldo do të qëndrojë për shkak të një kontratë që nuk mund t’ia garantojë askush. Ai po e bën pjesën e tij, problemi është se e gjithë loja e Juventus përqendrohet tek ai”, tha Moggi.

SHKARKO APP