Olta Xhaçka: BE të mbajë fjalën për integrimin e Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka foli sot në nisje të Kongresit të Partisë Socialiste. Xhaçka foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se BE duhet të mbajë fjalën për anëtarësimin e vendit tonë.

Xhaçka foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa tha se shqiptarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi.

“Procesi i integrimit ka avancuar shumë duke arritur madje në një përmbysje të skemës, ku sot nuk bëhet më fjalë nëse Shqipëria – e padyshim edhe Maqedonia e Veriut – e meriton hapjen e negociatave, por nëse BE do të arrijë të mbajë fjalën e dhënë Shqipërisë duke hapur negociatat. Krahas reformave të thella të integrimit në çdo fushë, në politikën e jashtme, linjëzimi 100% me BE, puna aktive për të çuar përpara interest e përbashkëta dhe agjendat e përbashkëta me BE, që nga agjenda Gratë Paqja e Siguria e deri tek çështjet e radikalizmit të dhunshëm dhe e drejta ndërkombëtare, sot kanë bërë që edhe ato vende që dikur ishin më skeptiket për Shqipërinë të zgjerojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me ne“, tha ndër të tjera Xhaçka.

SHKARKO APP