OSBE/ODIHR: Asnjëherë s’kemi marrë pjesë në zgjedhje ku mungon opozita

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, ambasadorja Audrey Glover paraqiti rolin e misionit dhe aktivitetet e ardhshme.

“Ne nuk jemi policë dhe as politikanë, jemi profesionistë të zgjedhjeve. Nuk kam marrë pjesë kurrë në një palë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje”, tha ajo.

Në një kohë që na ndan një muaj nga zgjedhjet lokale, përfaqësues të  misionit OSBE/ ODIHR në një  konferencë për shtyp, janë shprehur se delegacioni i tyre do të jetë i gatshëm të vëzhgojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Zonja dhe zotërinj ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë për shtyp për zgjedhjet lokale që do zhvillohen më 30 qershor. Ne jemi këtu me ftesë të qeverisë shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet lokale. Ne vëzhgojmë procesin zgjedhor pa ndërhyrë, por raportojmë atë që vëzhgojmë. Periudha kohore. Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që zgjedhjet nuk janë vetëm në një ditë. Ajo çfarë vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme me atë që ndodh ditën  e zgjedhjeve. Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim të mirë me gjithë aktorët muajt e kalua. Ne tashmë kemi patur takime, jemi pritur nga ministra eJashtme dhe doja t’i falënderoja për bashkëpunimin që kemi patur deri më tani. Anëtarët e misionit të OSBE/ODIRIt janë 10 dhe vijnë nga shtetet e BE-së. Pra, kemi ekspertë ligjorë, analistë për zgjedhjet ekspertë për pakicat kombëtare, kemi një ekspert për sigurinë dhe kemi zëvendës shefin e misionit.

Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjtaë të cilët kanë marrë prezantimin. Direkt para zgjedhjeve shpresoj të kemi edhe 250 vëzhgues afatshkurtër.  Nëse kemi një përfaqësues këtu nga ambasadat do doja t’i inkurajoja se afati i zgjedhjeve është 10 ditë nga sot. Vëzhguesit afatshkurtër do vëzhgojnë qendrat e numërit në zgjedhje, për ditën e zgjedhjeve do jetë edhe një delegacion nga këshilli i europës. Kemi ardhur këtue dhe pa një ide të paracaktuar. Kemi ardhur këtu për të vëzhguar zgjedhjet. Që të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së janë zotuar për të vëzhguar zgjedhjet. Ne do të lëmë gjithmonë faktet ato që do flasin. “- u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së.

Nuk jemi as policë zgjedhjesh dhe as politikanë

Audrey Glover: Siç e kemi thënë shumë herë zbatimi i ligjeve është pa aq i rëndësishëm sa vetë ligjet, dhe zbatimi i ligjeve varet nga vullneti politik. Misioni do të dalë me një raport të ndërmjetmeve para zgjedhjeve. Misioni do të ketë një konferencë për shtyp ditën pas zgjedhjeve ku do të dalë me konkluzionet paraprake.

Raporti përfundimtar do të publikohet 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Në këtë raport do të ketë rekomandime për tu marrë parasysh nga autoritetet

Është e rëndësishme është të kuptojmë të vëzhgojmë procesin dhe të raportojmë për të. Ne jemi këtu për të mos ndërhyrë në asnjë mënyrë, ne nuk jemi policia zgjedhore dhe mbikëqyrësit dhe as politikanë. Ne jemi thjesht profesionistë të zgjedhjeve.

Votuesit duhet te zgjedhin mes kandidateve

Audrey Glover:Ne nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve.  Ne jemi të interesuar që rezultatet të dalin dhe të shpallen në mënyrë transparente dhe korrekte. Ajo që është e rëndësishme për ne është që zgjedhësit të kenë besim te integriteti zgjedhor. Që të ndodhë kjo zgjedhësit duhet të zgjedhin të votojnë dhe të zgjidhin në mënyrë reale. Ata duhet të zgjedhin mes kandidatëve që bëjnë fushatë në kushte të barabartë. Vota duhet të jenë të njëjtë për të gjithë. 

Pyetja- Nëse ndodh kjo në 30 qershor, si do ishte raporti juaj? Ku më shumë se gjysma e Bashkive nuk ka kandidatë përballë atyre të PS?

Glover-Atë që bëjmë gjithmonë, do raportonim, reflektonim atë që ishim gjatë procesit zgjedhor. Do kishim raportin me atë që do shihim.

SHKARKO APP