Para 10 vitesh largohej nga Tirana si i paaftë, sot mund të fitojë Botërorin

Sot ai drejton Kroacinë, ekipin që siguroi një biletë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Vetëm pak vite më parë drejtonte Dinamon e Tiranës në kampionatin shqiptar e ndoshta as në ëndrrën më të mirë të tij nuk e kishte menduar se një ditë do ishte trajner i kombëtares së vendit të tij, e për më tepër ta udhëhiqte drejt një synimi madhor: Shpalljen kampione bote.

Pasi fitoi me penallti ndaj Rusisë, Zllatko Daliç shpërtheu me lot në stol.

Për fitoren e Kroacisë mbrëmë pati festime edhe në Shqipëri.

Daliç nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi drejtonte Dinamon në Superligën shqiptare.

Ishte korriku i vitit 2008, kur presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, vendosi t’i besonte stolin, por më pas do ta largonte si të paaftë.

 

SHKARKO APP