Preç Zogaj, akuza të renda: Komisionerë të PD-së janë përfshirë në shit-blerjen e votave

Preç Zogaj i ftuar në emisionin ‘Debati’, tek gazetari Roland Qafoku, është shprehur se edhe komisionarë te opozitës janë kompromentuar dhe kanë pasur rolin e tyre në shit-blerjen e votës. “Marrëveshja Rama-Basha ka dështuar për shitblerje e votës dhe për dhunën.

Komisionerë të blerë që mund të jenë dhe të opozitës apo dhe të Partisë Demokratike, kanë ndihmuar në blerjen e votës apo dhe te sekuestrimi i kartave.

Ben Blushi me zbulimet e veta po akuzon Partinë Socialiste, dhe komisionerë të opozitës, pasi janë kompromentuar. Pa dyshim Edi Rama dhe Ilir Meta që kanë lejuar blerjen e votës kanë përgjegjësi të madhe.

Unë në çdo komision që do të ngrihet unë do ti jap me emra dhe do të provoj që janë blerë votat”, tha Zogaj.

I pyetur nese ai kishte besim tek Basha, Zogaj u shpreh se “Unë i besoj sepse besoj se Basha është gjithashtu në kërkim të rezultati dhe po reflekton jo vetëm tek shit-blerja e votws por dhe tek gabimet e veta. Demokracia të jem më shumë se një shans, dhe ndonjëherë humbet janë për të nxjerrë një mësim.

Ky nuk është rezultati real. Unë mendoj se me zgjedhje të lira dhe të ndershme PD-ja do të shkonte në 60 deputetë. Të gjithë këta deputetë kanë humbur nëpër skenarë dhe janë disa skenarë që janë këtu. Janë disa momente dobësia që kanë prodhuar këtë rezultat negativ” tha Zogaj.

SHKARKO APP